Templates by BIGtheme NET

‘Stop vjedhjes’, sot marshimi drejt Kryeministrisë për të mbrojtur Teatrin

Artistët do të nisin sot marshimin e tyre për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Marshimi i sotëm do të nisë rreth orës 18:30, nga sheshi i Teatrit për të vazhduar më tej drejt Kryeministrisë dhe Presidencës. 

Ky marshim nën sloganin ‘Stop Vjedhjes’ vjen për shkak të vendimit të Parlamentit për t’i dhënë të drejtën firmës “Fusha Shpk” për të rrëzuar teatrin, dhe sipas artistëve dhe opozitës për të ngritur mbi të njëjtin truall kulla të larta.

Projektligji për Teatrin kaloi me 75 vota pro por u shoqërua me shumë debate, pikërisht për shkak se Robert Bitri rezultoi të kishte votuar me kartën e Vangjel Tavos, ndërkohë që ai nuk ishte fare në Kuvend.

Dy ditë më parë artistët i kanë dërguar një letër presidentit Meta, me anë të së cilës i kërkojnë që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto