Templates by BIGtheme NET

Sulm në Afganistan, vriten 30 ushtarë në bazën ushtarake

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një bazë ushtarake të rëndësishme në Afganistanin verilindor, ku kanë ngelur të vrarë të paktën 30 ushtarë dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Guvernatori i provincës Abdul Ghafoor Malikzai tha se talebanët sulmuan dy reparte të sigurisë në orët e para të mëngjesit.

Abdul Aziz Bek, kreu i këshillit provincial Badghis, tha se një bazë ushtarake ishte në shënjestër, në rrethin e Balamerghab.

“Një numër i madh talebanësh erdhën nga disa drejtime. 30 forca afgane të sigurisë u vranë dhe talebanët kapën bazën.”, tha ai.

Pesëmbëdhjetë talebanë u vranë në zona të tjera të krahinës brenda natës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto