Templates by BIGtheme NET

Trajneri kroat paralajmëron Francën: Nuk është ky fundi ynë, do shpallemi kampionë

Pas fitores ndaj Anglisë, trajneri i Kroacisë Zllatko Daliç ka paralajëmruar Francën për ndeshjen finale, duke shprehur se dëshiron që kampionë bote të shpallen kroatët dhe se ende nuk është thënë fjala e fundit.

E meritonim këtë arritje. Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë. Këta djem të mrekullueshëm e dogjën në fushë. Ajo që kanë arritur sot ka qenë vetëm fantazi më parë. Mënyra si vrapuan, si luftuan, nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Falë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kroacia, Bosnja apo e gjithë bota. Ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit. Nuk besojmë se ky është fundi ynë. Kemi edhe një ndeshje, dhe në dashtë Zoti, do shpallemi kampionë. Ndoshta nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por bota nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë Kroacia.”, deklaroi Daliç pas ndeshjes.

Kroacia tani ka mundësinë të hakmerret ndaj Francës pasi humbi me rezultatin 2-1 në Paris, kur palët u takuan në gjysmëfinale në vitin 1998 – kohë kur Daliç udhëtoi drejt Kupës së Botës si një tifoz i thjeshtë.

Trajneri i Kroacisë, i cili ka drejtuar edhe ekipin e Dinamos së Tiranës, në sezonin 2008-2009, tha për mediat se po shkruhet historia për futbollin kroat dhe për Kroacinë si vend, duke paralajëmruar një ndeshje të fortë me Francën.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful