Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të jepet javën e ardhshme, respektivisht me 17 ose 18 korrik.
“Presioni për liberalizim po rritet. Të gjithë po e ndjejmë këtë presion. Më 17 dhe 18 pritet vlerësimi i KE për të vazhduar në etapa implementuese. Do ta kem një raport pozitiv. Është proces i rëndë dhe ju kisha lutur që mos ta humbim kondicionin rrugës. Sepse kjo është një e drejtë që na jepet një herë dhe e përhershme. Nuk është meritë e kësaj Qeverie, por e të gjitha qeverive pasi është proces i gjatë”, ka theksuar Haradina
Reagimi në Facebook.
Qeveria e Republikës së Kosovës në periudhën shtator 2017 – korrik 2018 ka marrë numër rekord të vendimeve, që nga pavarësia e vendit.
Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua Raporti i Punës së Qeverisë, sipas së cilit, gjatë kësaj periudhe qeverisëse janë marrë mbi 600 vendime të mëdha, që ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien qytetare.
✅ Qeveria ka miratuar 75 projektligje;
✅ Janë miratuar 30 akte nënligjore;
✅ 91 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat, në suaza të fushëveprimit të tyre;
✅ Poashtu, janë aprovuar 23 Koncept-Dokumente
Dinamikë e re qeverisëse e fokusuar në punë dhe rezultate!
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari