Templates by BIGtheme NET

Donald Trump merr letër nga Kim Jong Un, çfarë thuhet në të

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, i ka dërhuar një letër presidentit të SHBA-vë Donald Trump, pak kohë pas takimit të tyre në Singapor.

Detajet e letrës i bëri me dije vetë Trump, i vili tregon se Kim Jong Un vlerëson përpjekjet e tij për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të zbatuar deklaratën e përbashkët të nënshkruar prej të dyve në Samitin e Singaporit në qershor.

Trump tha se ai mori një letër “shumë të mirë” dhe se përmbajtja e saj tregon se “po bëhen përparime të mëdha”.

“Unë besoj fuqimisht se vullneti i fortë, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike nga unë dhe Shkëlqesia Juaj zoti President që ka për qëllim një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me siguri se do të realizohet“, thuhet në letrën e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Kim thotë në letër: “Unë i vlerësoj thellësisht përpjekjet energjike dhe të jashtëzakonshme të bëra nga shkëlqesia juaj Z. President.”

Ai gjithashtu thotë se besimi bilateral duhet “të forcohet më tej në procesin e ardhshëm të marrjes së veprimeve praktike”.

Kjo letër vjen në një kohë kur zyrtarët e Koresë së Veriut nuk arritën të enjten të bisedonin me një ekip të SHBA-së për riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën e 1950-53 në Kore.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto