Templates by BIGtheme NET

Luka Modriç i zhgënjyer nga largimi i Cristiano Ronaldos

Pas fitores historike të Kroacisë kundër Anglisë, Luka Modriç është pyetur nga gazetarët për largimin e Cristiano Ronaldos nga ‘Real Madridi’.

Modriç është përgjigjur duke e falënderuar Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në klub, ndërsa shprehet i zhgënjyer për largimin e tij.

 “Dëshira e ime për Cristianon ishte të qëndronte. Ai është unik dhe është keq që është larguar”, tha mesfushori 32 vjeçar, pas kualifikimit të Kroacisë në finalen e këtij botërori.

 “E kam falënderuar atë për gjithçka që ka bërë në Real Madrid. I uroj  gjithë të mirat.”, vazhdon më tutje ai.

Modriç është shprehur se aktualisht është i përqendruar në përballjen me Francën në finalen e Botërorit ndërsa synon që vendi i tij të fitojë për herë të parë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto