Templates by BIGtheme NET

Tensionet Trump-May dhe protestat që pritën presidentin në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është pritur me protesta në Angli. Mijëra qytetarë kanë pushutuar rrugët e Londrës dhe kundërshtojnë politikat e Trump.

Kryeqyteti britanik është blinduar dhe forca të shumta policie janë angazhuar për protestat. Për ta zhveshur vizitën e tij nga dramaticiteti Trump “theu akullin” duke thënë: “Britanikët më pëlqejnë shumë mua”.

Takimi me Theresa May:

Në lidhje me vendimet për Brexit Donald Trump nuk ka përkrahur Theresa May-in.

Presidenti i SHBA-ve deklaroi në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun” se Theresa May nuk e kishte dëgjuar, madje kishte bërë të kundërtën e asaj që i kishte sugjeruar Trump në lidhje me daljen nga BE-ja.

“Unë i pata thënë Terezës, të cilën e simpatizoj, se çfarë duhej të bënte dhe se si duhej të negocionte. Por ajo ka shkuar në drejtimi të kundërt nga ajo që i kam thënë. Marrëveshja nuk është ajo për të cilën votoi populli britanik në referendum”., u shpreh Trump.

Sipas Presidentit amerikan marrëdhënia e ngushtë tregtare që kërkon të krijojë Theresa May me Bashkimin Europian do të minojë çdo përpjekje për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Dekarata e fortë që bën para Thay-t:

Në takimin me kryeministren e Britanisë  Trump deklaroi se në këtë moment duhet të ishte Boris Johnson kryeministër pasi ka atë që duhet. 

“Johson ishte i duhuri, ka atë që i duhet Britanisë në këto momente”, u shpreh Trump. 

Trumpit dhe së shoqes iu bë një pritje prej tapeti të kuq në “Blenheim Palace”, në Oxfordshire, mbrëmjen e së enjtes./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful