Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka thënë në sy kryeministres së Britanisë se kryeministti i duhur i Britanisë, në këtë moment duhet të ishte Boris Johnson.
Sipas Trump kryeministër i Britanisë, në këtë moment duhet të ishte Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave si Ministër i Jashtëm, pasi ka atë që duhet.
“Johson ishte i duhuri, ka atë që i duhet Britanisë në këto momente”, u shpreh Trump.
Trumpit dhe së shoqes iu bë një pritje prej tapeti të kuq në “Blenheim Palace”, në Oxfordshire, mbrëmjen e së enjtes.
May e shfrytëzoi rastin për ta nxjerrë edhe njëherë bisedën te “Brexit”-i, kur tha se mbi një milion amerikanë punojnë për firma britanike, e kujtoi se ndërsa vendi përgatitet të lërë bllokun europian, ekziston një mundësi e paprecendentë për të bërë edhe më shumë sesa kaq.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari