Templates by BIGtheme NET

Tsipras: Jemi shumë afër marrëveshjes me Shqipërinë

Ditën e sotme kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi se Greqia është shumë pranë marrëveshjes me Shqipërinë.

Sipas Tsipras çështje që ende kanë mbetur pa zgjidhur janë; ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Mes të tjerash ai tha se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dy liderët u pajtuan që të dyfishohen përpjekjet.

 

“Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë. Çështjet e mbetura, ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Jemi pranë fundit, por s’i kemi zgjidhur ende çështjet. Me Ramën u pajtuam që të dyfishojmë përpjekjet. Ministrat e jashtëm të dyfishojnë përpjekjet. Duam zgjidhje pozitive sa më shpejt të mundemi”, tha Tsipras.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto