Templates by BIGtheme NET

31 raketa hidhen natën në Izrael, në mëngjes vjen kundërpërgjigja

Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF), kanë kryer një sulm këtë mëngjes në një tunel në Rripin Jugor të Gazës si edhe disa sulme të tjera ajrore në Hamas.

Raketat u hodhën si kundërpërgjigje e dhunës së nxitur nga Hamasi përgjatë rrethit të sigurisë në kufirin midis Izraelit dhe Gazës  dhe sulmeve ndër-kufitare të zjarrvënies.

Mbrëmjen e shkuar 31 raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit dhe gjashtë prej tyre u kapën nga Domeja e Hekurt. Për fat të mirë nuk u raportua asnjë dëmtim.

Alarmet e raketave u dëgjuan të shtunën herët në Sha’ar Hanegev, Eshkol, Sderot, Ashkelon dhe Ashkelon Beach.

Të premten, një oficer i IDF-së u plagos rëndë nga një granatë e hedhur nga demonstruesit në Rripin Verior të Gazës. Në përgjigje të hedhjes së granatës, IDF hapi zjarr në drejtim të marshimit.

Po ashtu më herët të premten, një djalë 15 vjeçar palestinez u vra nga zjarri i IDF, sipas Ministrisë së Shëndetit të Gazës, e cila raportoi për 220 viktima në të gjitha. Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 138 që nga fillimi i demonstratave të së premtes.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful