Templates by BIGtheme NET

Britanikët revoltohen: Trump la mbretëreshën të priste

Ditën e djeshme presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melanie për herë të parë patën shansin të pinë një çaj me mbretëreshën e Anglisë.

Por britanikët duken të revoltuar për shkak se Trump e ka lënë mbretëreshën të presë rreth 15 minuta. Diçka e pazakontë kjo në shtatë dekadat e mbretërimit të saj.

‘Metro.co.uk’ shkruan që askush s’e lë madhërinë e saj të presë, apo ta lërë në qoshe siç bëri presidenti Trump, duke e cilësuar atë si të pasjellshëm.

Mbretëresha Elizabeth u takua me Trump në Windsor Castle të premten pasdite dhe ‘ABC News’ publikoi pamjet live nga vizita.

Mbretëresha ishte veshur me një kostum blu dhe një kapele të ngjashme, ndërsa Melania zgjodhi një kostum të bardhë me një jakë të lartë.

Vizita e një presidenti amerikan është diçka e zakontë për mbretëreshën e cila ka takuar 11 nga 12 presidentët amerikanë që nga marrja e fronit në vitin 1953. Ndërsa për Trump është hera e parë që do takonte mbretëreshën e Anglisë.

Ajo kishte planifikuar të takonte Trump më herët këtë vit, por ai anulloi befas atë udhëtim në janar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto