Templates by BIGtheme NET

Cungu merr drejtimin e Kukësit: Synimi i parë kualifikimi ndaj Valleta-s

Armando Cungu i zyrtarizua sot te Kukësi pas largimit të Peter Pacult. Trajneri shkodran merr  për herë të dytë drejtimin e klubit verilindor me të cilin ai u bë i famshëm në 2013, duke kaluar 3 ture në “Europa League”.

Shkodrani pas emërimit dha një prononcim për mediat ku deklaroi se synon kualifikimin ndaj Valleta-s. Cungu gjithashtu komentoi tratativat me klubin e Kukësit si dhe foli disa fjalë për trajnerin austriak Pacult.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, posaçërisht presidentin për mundësinë e dytë që po më jep. Natyrshëm që është një dashuri e vjetër. Jam po i njëjti Armando me të njëjtën dëshirë dhe pasion që i kam pasur edhe para 5 vitesh, por pak më i pjekur. Pas Kukësit unë drejtova ekipe të tjera që më kanë bërë mirë nga ana profesionale. Është një plus për mua si trajner. Për objektivat dhe mundësitë që të jep Kukësi. Për të folur për Kukësin nuk duhen shumë fjalë. Mjafton të shohësh rezultatet. Të gjithë biem dakord që është një faktor në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për një ekip sistematikisht në kupat e Europës. Ka kaluar ture, është shpallur kampion në Shqipëri dhe steka dihet që është shumë e lartë”.

Nuk dua të flas shumë sepse nuk e kam njohur nga afër, duhet të punosh me një njeri që ta vlerësosh. Megjithatë emri i tij dhe karriera e tij patjetër që meriton vlerësime. Megjithatë jam i bindur që edhe te Kukësi është munduar të bëjë një punë të mirë”- u shpreh Cungu për Pakult.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto