Templates by BIGtheme NET

Dy sulme me bombë në Somali në afërsi të pallatit presidencial, humbin jetën tre persona

Si pasojë e dy sulmeve me bombë dhe konflikteve të armatosura mes militantëve të Esh-Shebab dhe forcave të sigurisë në afërsi të Pallatit Presidencial në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, kanë humbur jetën 3 persona.

Zv.komisari Abdurrahman Hasan, në një deklaratë për AA është shprehur se dy autobomba janë shpërthyer në pikën e kontrollit pranë Pallatit Presidencial.

Sipas tij, pas dy shpërthimeve njëri pas tjetrit ka patur një konflikt të armatosur mes militantëve dhe forcave të sigurisë. Hasan tha se në sulm kanë humbur jetën 2 prej militantëve të Esh-Shebab dhe një person tjetër.

Ndërkohë që mediat lokale kanë raportuar se janë plagosur edhe 8 persona duke përfshirë edhe ushtarë.

Organizata terroriste Esh-Shebab e cila mban nën kontroll disa rajone në jug të vendit, kryen sulme duke vendosur në shënjestër institucionet e rëndësishme dhe forcat e sigurisë në Mogadishu.

Militantët e Esh-Shebab edhe javën e kaluar kanë kryer sulme me autobomba kundrejt Ministrisë së Brendshme dhe Punëve Federale, ku si pasojë humbën jetën të paktën 9 persona.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto