Ish-kryeministri pakistanez Naëaz Sharif dhe vajza e tij Maryam janë arrestuar këtë të premte në aeroportin e Lahore-s, pasi ai u kthye për t’u përballur me një dënim prej 10 vitesh burg.
Sharif pretendon se dënimi i tij ishte pjesë e një komploti të gjerë dhe të mbështetur nga ushtria, për t’i mohuar partisë së tij një mandat të dytë në zgjedhjet e 25 korrikut.
“Ata janë arrestuar dhe janë dërguar në burgun Adiala”, tha Marriyum Aurangzeb, zëdhënës i partisë Sharif PML-N.
Vajza e ish-kryeministrit u arrestua po ashtu, pasi më 6 korrik u dënua me babain e saj me shtatë vjet për mënyrën se si familja Sharif u bë pronare e katër banesave luksoze në Park Lane të Londrës, një histori që u rishfaq në rrjedhjen e vitit 2016 të “Panama Papers”. Ajo mori edhe një gjobë 2.6 milion dollarë.
Sakaq ish-kryeministri Sharif, u dënua me 10 vjet burg dhe një gjobë prej 10.5 milion dollar.
Burri i Merjem Naëazit, Muhammad Safdar, u dënua gjithashtu me një vit burg dhe u arrestua javën e kaluar.
Korrikun e kaluar Gjykata Supreme vendosi se Sharif kishte gënjyer në një deklaratë parlamentare për pasurinë ndaj ai u shkarkua si kryeministër.
“Kush dëshiron të shkojë në burg? Por është një çmim shumë i vogël për të paguar për misionin tim, që është të vendoset shenjtëria e votave në Pakistan”, tha Sharif për “The Guardian”.
Sharif fajëson ushtrinë e Pakistanit, e cila e ka qeverisur gati gjysmën e historisë 70-vjeçare dhe ende kontrollon në masë të madhe sigurinë dhe politikën e jashtme sipas tij.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari