Templates by BIGtheme NET

Ministri çeçen: Burra mos u tregoni hipokritë, merrni një grua të dytë, të tretë, të katërt

Ministri çeçen për politikën etnike ka habitur me deklaratën e tij, duke thënë se burrat rusë duhet të ndalojnë së qenuri ‘hipokritë dhe të martohen me një grua të dytë’ nëse e ndjejnë të nevojshme poligaminë.

“Burrat nuk duhet të jenë hipokritë. Nëse nevojitet një grua më shumë në familjen tuaj – përveç gruas së ligjshme – duhet ta bëni këtë me ndershmëri dhe haptas. Burrat gjithsesi do të kenë një grua të dytë, të tretë dhe të katërt,”, tha Djambulat Umarov për televizionin rus Dozhd (‘Rain’).

Ministri çeçen vuri në dukje se në vendin e tij ka më shumë gra sesa burra, kryesisht myslimanë dhe nganjëherë një burrë martohet me dy, tre ose katër gra – megjithëse pa e regjistruar këtë me agjencitë shtetërore.

“Ne nuk e kundërshtojmë këtë pasi kjo është një gjë shumë personale. Nuk ka asgjë të paligjshme në veprime të tilla dhe gjithçka bëhet me pëlqimin e ndërsjellë dhe me vullnetin e të Plotfuqishmit.”, u tha Umarov gazetarëve.

Më herët kanë qarkulluar lajme se të gjithë oficerët e policisë çeçene ishin urdhëruar të gjejnë një grua të dytë brenda një muaji, përndryshe do të shkarkoheshin.

Ministri Umarov shpjegoi se nëse ekziston një urdhër i tillë, kjo do të ishte një shkelje e ligjit dhe sugjeroi se kjo ka qenë një shaka e dikujt. “RT” shkruan se kjo nuk është hera e parë që udhëheqësi çeçen ka mbrojtur publikisht poligaminë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful