Templates by BIGtheme NET

Rama prezanton Bypass-in e Tepelenës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës.

Sipas Ramës, ky aks ka rëndësi strategjike për zhvillimin e Tepelenës dhe të zonave përreth ndërsa nuk pushoi së foluri me superaltiva për këtë projekt.

 “Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh dhe çelim një kantier me rëndësi strategjike për të gjithë aksin, edhe për zhvillimin e Tepelenës, që siç mund ta dëshmojnë të gjithë është në proces transformimi rrënjësor pas dekadash harrese.

Sot ne çelim kantierin për Bypass-in për dekada të tëra dhe pjesë e historisë së trishtueshme të bypass-eve që mjafton për të ilustruar më së miri se sa para, energji e kohë janë humbur për vite të tëra për të ndërtuar bypass-et.

Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe jemi besimplotë që në tetor do të nisë puna për të mos u ndalur më. Bypass-i i Fierit do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik, kurse ai i Vlorës do të vonojë pak në kohë. Ka filluar dhe bypass-i i Milotit për rrugën e re Milot-Balldren.

Sot jemi në kushtet kur projekti për Bypass-in e Tepelenës është realizuar. Kjo rrugë merr parasysh dhe nevojat për zhvillim afatgjatë të të gjithë qarkut të Tepelenës. Falë këtij bypass-i do bëhet një lidhje më e shkurtër me 13 fshatrat që janë pjesë e programit “100 fshatrat”

Falë kësaj lidhje do ta kenë më të lehtë për t’u transformuar shumë zona në aspektin e zhvillimit rural dhe agroturizmit duke ndihmuar familje të tëra të dalin nga varfëria” tha Rama.

Nga ana tjetër Rama përmendi edhe ByPass-in e Fierit, për të cilin tha se do  të ishte i hapur në sezonin e ardhshëm turistik.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful