Templates by BIGtheme NET

Raporti i antidrogës italiane/ Strazimiri: Fatmirë dhe Saimirë të narkoqeverisë, koha juaj ka mbaruar

Deputeti Gent Strazimiri, doli në një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike paraditen e sotme, në një reagim mbi raportin e publikuar të antidrogës italiane.

Në deklaratën e tij, Strazimiri lexon përfundimet e raportit të antimafias ku theksohet se sasitë më të mëdha të marijuanës në Itali, vijnë nga Shqipëria.

“Sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhësi Ministrisë së Brendshme, e  bën këtë qëllimisht për përfitime të ulëta politike duke përfshirë edhe Zërin e Amerikës.

Në artikullin e datës 11 korrik 2018, sipas VOA, konstaton se Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane.

Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, thotë Strazimiri i cili vijon me të tjera përfundime të raportit.

Deputeti demokrat paralajmëron edhe ministrin Fatmir Xhafaj të dorëzohet duke thënë se koha e tij ka mbaruar. Me ironi ai ndërron emrat dhe mbiemrat e dy ministrave socialistë të Ministrisë së Brendshme, të Fatmir xhafajt dhe paraardhësit Saimir Tahiri.

“Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë vetë në google dhe nga telefoni dhe më tej të bëjë veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës.

Datat e trafikimit fillojnë më 2 janar 2017 dhe ndalojnë më 18 maj, kur nga zyra e ministrit doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj.

E më tej rifillojnë në datën 6 shtator 2017 kur në zyrë rikthehet Fatmir Tahiri për të vazhduar trafikimin deri më 30 dhjetor 2017.

Përsa i përket pretendimit të zhdukjes së drogës, gjenerali italian i Guadria di Finanza tha për gazetën ‘Liberation” thotë: megjithëse ata, pretendojnë se droga që vazhdojnë të kapin është prodhim i viteve të mëparshme tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër se i 6 muaj më parë. Kjo është e vërtetë, aq sa e vërtetë është se Agron Xhafaj vuan dënimin në Itali. Nëse secilido që na rrethon paska filluar të flasë shqup, Fatmir dhe Saimir të narkoqeverisë dorëzojuni, koha juaj ka mbaruar, jeni të rrethuar.”, e mbyll Strazimiri deklaratën e tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful