Templates by BIGtheme NET

Sali Berisha: Marrëveshja e fshehtë ‘Cipras -Rama’ në Londër, për coptimin e trojeve shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit grek,Tsipras, i cili tha se ishte pranë një marrëveshjeje me Shqipërinë për kufijtë detarë.

“Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë!

Të dashur miq, Kryeministri i Greqisë Cipras pohon publikisht marrëveshjen e tij me Zografin e dytë për coptimit të ri të trojeve shqiptare në Londër! Në këtë marrëveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi. Për të kuptuar se çfarë përmban marrëveshja e Londrës mjafton të lexoni deklaratën e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dytë në Londër, në të cilën ai haptas flet për arritjen e “një zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se për çdo shqiptar qe e ndjen veten të tillë këto fjalë nuk kanë nevojë për asnjë koment.”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, kjo marrëveshje është në dëm të kufijve shqiptarë duke zmadhuar ato grek, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që mos ta pranojnë një gjë të tillë.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marreveshjen e detit me Shqiperinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (zonën e naftës dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit të dytë për karrigen e tij të trojeve shqiptare, ankohet në Bruksel se shqiptarët po e quajnë tradhëtar.

Me këtë rast u bëj thirrje shqiptarëve të mos pranojnë me asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës ‘Cipras – Zografi i dytë’ të coptimit të trojeve shqiptare!”, shkruan Berisha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful