Templates by BIGtheme NET

Vasili dhe Braimllari: Kullat në Tiranë, provë e përfshirjes së qeverisë në pastrimin e  parave

 

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kujton raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) mbi pastrimin e parave në Tiranë.

Sipas Vasilit, kullat e larta në kryeqytet janë prova e inkriminimit të qevërisë në pastrimin e pavave.

“DASh paralajmëroi pastrimin masiv të parave dhe kullat në Tiranë janë prova e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

Vetëm disa javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shumë qartë se Shqipëria mbetet vend kryesor i pastrimit të parave.
DASH konfirmoi se Shqipëria është nën vëzhgim të rreptë për pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e këtij pastrimi.
Dhjetra kullat në Tiranë janë prova e qartë, që fajëson pa asnjë ekuivok qeverinë e inkriminuar në këtë fenomen shkatërrimtar për ekonominë e vendit dhe për kriminalizimin e jetës politike dhe shoqërore të tij.
Moskonfiskimi i aseteve të veprimtarisë kriminale dhe përkundrazi shndërrimi nga qeveria i Shqipërisë në një parajsë dhe lavatriçe kolosale të pastrimit të parave janë në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë, që po ndjekin hap pas hapi me të gjitha instrumentet situatën.”, shkruan Vasili.

Në raportin e DASH, thuhej se “Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Ndërsa Institucionet shqiptare nuk konsiderohen të jenë efektive në luftën kundër pastrimit të parave. 
Qeveria tashmë është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithshkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.
A mund ta pranojnë shqiptarët një qeveri antiamerikane?
Sigurisht që kurrë jo.”, shton më tej Vasili.

Për të njëjtën çështje ka patur një reagim edhe nga ana e sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, i cili thotë se përgjegjësi kryesor për pastrimin e parave në shqipëri është kryeministri edi Rama.

“Nga kultivimi i kanabisit, te drogërat e forta dhe tani te pastrimi i parave të drogës. Ky Kryeministër po ndjek një politikë të qartë kriminale. 
Pasi kanabizoi vendin, hapi kufijtë për transportin e drogërave të forta me urdhër të tij politik, tani ka një tjetër mision: të pastrojë paratë e trafiqeve.

Po vendos në zbatim planin e tij të qartë të hajdutërisë së pronës publike për interesin e tij personal sepse prona publike duhet për të ndërtuar kullat e tij klienteliste, për të pastruar paratë që vijnë nga trafiku i tij qeveritar.

Ky është përgjegjësi kryesor që sot Shqipëria radhitet në raporte të agjensive ligjzbatuese si vend kryesor për trafik droge, krim të organizuar dhe pastrim parash.

Nuk ka BE me Edi Ramën Kryeministër.
Shqiptarët nuk presin më, do t’i japin goditjen përfundimtare këtij Kryeministri qesharak, hajdut, trafikant dhe imagjinar në projekte.”, shprehet Braimllari.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto