Templates by BIGtheme NET

Franca kampione e Botës, lojtarët që morën çmime nga FIFA në këtë Botëror

Franca u shpall kampione e Kupës së Botës e cila u zhvillua në Rusi duke u bërë kështu dy herë fituese e trofeut më të rëndësishëm futbollistik në botë. Pas fitores me Kroacinë me shifrat 4-2 FIFA dha edhe çmimet për disa lojtarë që luajtën në këtë Kupë Bote.

Kështu Topin e Artë të Botërorit e ka fituar mesfushori kroat Luka Modriç pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë kompeticionit.

Këpucën e Artë në këtë Kupë i është dhënë sulmuesit anglez Harry Keane me 6 gola të shënuar.

Doreza e Artë e Botërorit ka shkuar për portierin Belg Thibaut Courtois, ndërsa Kylian Mbappe ka marrë çmimin lojtari më i mirë i ri i Botërorit.

Por edhe Spanja nuk ka mbetur pa çmim në këtë Kupë Bote duke fituar nga FIFA çmimin si skuadra që zhvilloi futboll “Fair Play”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto