Templates by BIGtheme NET

Franca për yllin e dytë në fanelë, Kroacia kërkon të shkruajë historinë

Franca kërkon yllin e dytë në fanelë, kurse Kroacia të shkruajë historinë.

Finalja e sotme premton të jetë tejet e nxehtë me dy ekipet që e kanë merituar të mbërrijnë deri këtu.

Të besuarit e Deshamp kërkojnë të fitojnë trofeun e dytë pas atij të  vitit 1998 kurse Kroacia nuk ka asnjë të tillë dhe përveçse vjen në finale për herë të parë, fitorja e saj do ishte e para herë e një kombëtareje të vogël.

Ekipi i Daliç mund të jetë disi më i lodhur duke qenë se ka luajtur tre ndeshje nga 120 minuta dhe e ka luajtur gjysmëfinalen e saj një ditë më vonë se Franca.

Formacionet e mundshme

Francë: Lloris – Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez – Pogba, Kante – Mbappe, Griezmann, Matuidi – Giroud

Koaci: Subasic – Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic – Rakitic, Brozovic – Rebic, Modric, Perisic – Mandzukic

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto