Templates by BIGtheme NET

Mustafa: Dialogu me Serbinë të ndërpritet nëse nuk diskutohet për Preshevën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë sot se negociatat mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpriten nëse nuk diskutohet për Luginën e Preshevës.

 

I ftuar në televizionin T7, ish-kryetari i Preshevës ka thënë që delegacioni kosovar, në krye me Hashim Thaçin, duhet ta marrë seriozisht kërkesën e shqiptarëve në Kosovën Lindore, që çështja e tyre të jetë temë e diskutimit në Bruksel.

 

Në të kundërtën, dialogu duhet të ndërpritet, ka theksuar ai. Nderkohe Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit, ka thënë që ka vite që të drejtat e shqiptarëve në Luginë cenohen, pavarësisht se ka marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj serbe që ato të respektohen. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, ka theksuar ai.

Prandaj, duke e parë këtë neglizhencë nga Beogradi, ai ka thënë që i është bërë kërkesë Prishtinës zyrtare që në dialogun me Serbinë, para faktorit ndërkombëtar, të hapet tema e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto