Templates by BIGtheme NET

Zaev: Biznesmenë prorusë në Greqi pengojnë integrimin euro-atlantik

Persona të huaj, të afërt me Rusinë kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë, e cila do ta pengonte Maqedoninë të bëhet pjesë e NATO-s. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, për një nga portalet më të mëdha amerikane “Bazfid”.

Më hollësisht, biznesmenë grek me prirje ruse, kanë paguar shtetas maqedonas prej 13.000 deri 21.000 dollarë që të kryejnë akte dhune para referendumit të paralajmëruar për emrin.

Përfaqësuesit rus që ishin këtu dhe të tjerë nga Moska, nuk fshihnin se janë kundër integrimit tonë në NATO… Disa prej tyre kanë lidhje me mediat, disa prej tyre i inkurajojnë të rinjtë që të protestojnë para Parlamentit, t’i sulmojnë policët… kjo është e qartë “– deklaroi Zoran Zaev për “Bazfid”.

Megjithatë, Zaev nuk jep detaje të tjera, si për shembull kush janë personat që kanë paguar. Por, zbulon se informacionet i kanë marrë nga një pjesë e protestuesve të arrestuar gjatë përleshjeve para Kuvendit më 17 qershor dhe se për aferën në fjalë, Prokuroria ka nisu hetim.

Për dallim nga kryeministri, institucionet kompetente, nuk njoftuan hollësi për rastin.

“Çfarëdo informacionesh që të kemi e që kanë të bëjnë me çështje të ndjeshme, as që mundemi, as që guxojmë, e as që duhet ta bëjmë këtë përmes mediave dhe si hetim ta zbatojmë përmes mediave. Duhet të dini se në çdo moment kur do të kemi çfardo për të njoftuar, që është në fazën e mundësisë për t’u njoftuar, atë do ta bëjmë” – tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Burimi:Alsat-M

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto