Templates by BIGtheme NET

Hahn në Shkup, takon Zaev: Përgatituni për në NATO

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ndodhet për një vizitë në Shkup.  Zyrtari i Bashkimit Europian fillimisht zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zaev, dhe më pas ata dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në konferencë Hahn theksoi se Këshilli i Evropës ka pranuar përparimin e Maqedonisë, ndërsa tani duhet që vendi të përgatitet për bisedimet me BE-në.

Gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe të vendosin për fatin e vendit.

“Kam kënaqësinë që jam përsëri në Shkup, asnjëherë nuk do të harroj atë që kam kaluar këtu. Sot mund të jap disa lajme të mira për vendin tuaj për integrimet euroatlantike. Dua t’ju uroj për ftesën që morët nga NATO. Është hap i madh, pasi qytetarët do të jenë më të sigurt dhe me më shumë perspektivë. Populli i këtij vendi ka treguar durim dhe tani jeni shembull për gjithë rajonin. Ju falënderoj për vendosmërinë tuaj. Unë do të angazhohem edhe më tej dhe do t’ju ndihmoj në çdo hap të ardhshëm.

Tani ju mbetet juve, qytetarëve që të vendosni për të ardhmen tuaj. Dera e BE-së është e hapur, juve ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi duke marrë pjesë në referendum, sidomos të rinjtë. Është e rëndësishme të merret pjesë në referendum dhe të shfrytëzohet e drejta e votës. Bëhet fjalë për vendin tuaj dhe të ardhmen tuaj. Përparimin e Maqedonisë e ka pranuar edhe Këshilli i Evropës. Sot jam këtu që të fillojmë zyrtarisht procesin e përgatitjes për bisedimet me BE-në. Këto aktivitete zbatohen me gjitha vendet-kandidate, do të thotë nuk janë vetëm për Maqedoninë”, tha mes tjerash Hahn.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto