Templates by BIGtheme NET

Pas Ronaldos edhe Zidane në Juventus, roli që do marrë

Ish-trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane në tetor do kthehet në Itali.

Mediat spanjolle shkruajnë se Zidane arriti marrëveshje me Juventusin në të cilin do të mbetet disa muaj.

Trajneri francez, i cili ka qenë pjesë e Juventusit si lojtar, pretendohet se në Torino megjithatë nuk vjen si zëvendësues i Max Allegri në pozitën e trajnerit.

Mediat spanjolle pohojnë se në Juventus ai do të punojë si këshilltar i Fabio Paraticu, drejtorit sportiv të Zonjës së Vjetër.

Rikujtojmë se Zidane në fund të muajit maj shokoi të gjithë në Real Madrid, por edhe në Evropë, kur njoftoi se ka vendosur të braktisë “klubin mbretëror”, vetëm disa ditë pasi për herë të tretë me radhë fitoi Ligën e Kampionëve.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto