Templates by BIGtheme NET

Arrestohen tre shtetas të huaj dhe një shqiptar i Kosovës të kërkuar ndërkombëtarisht në Prishtinë

Policia e Kosovës në kuadër të zhvillimit të një operacioni të madh ka vënë në pranga 4 persona të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra penale të rënda.

Në prangat e policisë kanë rënë 3 shtetas të huaj dhe një shqiptar i Kosovës.

Siç bën me dije policia e Kosovës shtetasit e huaj janë në kërkim ndërkombëtar dë dyshuar edhe për vrasje.

Aksioni është zhvilluar në Prishtinë.

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të një operacioni policor në Prishtinë, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vepra kriminale ka rezultuar me ndalimin e 4 personave të dyshuar; 3 shtetas të huaj dhe një kosovar. Shtetasit e huaj janë në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar edhe për vrasje”, – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto