Templates by BIGtheme NET

Kombëtarja kroate dhuron 28 milionë dollarët e fituar në botëror, për bamirësi

Në një gjest të mrekullueshëm, të gjithë lojtarët dhe stafi drejtues i kombëtares kroate të futbollit kanë vendosur që ta dhurojnë pjesën e tyre të fitimeve nga vendi i dytë në Kupën e Botës për bamirësi ndaj fëmijëve kroatë.

Bëhet fjalë për një shumë prerj 28 milionë dollarësh, të ardhura nga shpërblimet e FIFA-s për vendin e dytë.

Lojtarët kanë deklaruar se shumë familje kroate po kalojnë kohë të vështira, madje shumë prej tyre nuk kanë asnjë lloj mundësie për të pushuar.

Një pjesë e këtyra parave do shkojnë për këtë qëllim kurse një pjesë tjetër do shkojë për fonde të tjera, shkrun “Protothema”.

Trajneri i ekipit, Zlatko Daliç, u kërkoi politikanëve të mos përdorin fitoren e sportistëve për vetë-promovim dhe vuri në dukje se Kroacia është një vend i varfër dhe prandaj ata kanë vendosur t’i japin të ardhurat për bamirësi. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto