Templates by BIGtheme NET

Kosovës i hiqen vizat për në vendet e BE-së

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së pa viza.

Lajmi është dhënë nga Komisioneri për Emigrimin, Avramopulos.

Në deklaratën e tij ai ka theksuar se Kosova i ka përmbushur standartet dhe ka arritur progres në këtë drejtim.

“Kosova ka arritur progres. Kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar pasi Kosova ka përmbushur standartet. Jemi pranë një regjimi pa viza për gjuithë rajonin.”  – ka thënë Komisioneri për Emigrimin, Avramopulos.

Parlamenti evropian pritet të mblidhet në fund të muajit gusht për të miratuar vendimin e KE-së, e më pas kjo do kalojë tek Këshilli i Ministrave të BE-së për miratim.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto