Templates by BIGtheme NET

Kukësi mëson kundërshtarin në fazën e dytë kualfikuese të Champions League

Kukësi tashmë ka mësuar edhe ekipin me të cilin do të ndeshet në sfidën në turin e dyt ëpër kualifikueset e Champions League.

Qarabag i Ansi Agollit, e mbylli pa gola sfidën e kthimit ndaj sllovenëve të Olimpija Ljubljana, dhe me këtë rezultat kalon më tej falë fitores në takimin e parë.

Qarabg fitoi 0-1 në transfertë ndeshjen e parë, dhe për t’u kualifikuar i mjaftoi vetëmnjë barazim pa gola. Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, më 24 ose 25 korrik. UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto