Templates by BIGtheme NET

“A do e njihni Kosovën?”, flet Vuçiç pas takimit me Mogherinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, u përball me pyetjen e një gazetari se “a do të njihni pavarësinë e Kosovës”.

Vuçiç u shpreh se  të dy vendet janë barabar të pakënaqur dhe mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”
“Gjithmonë ndodhem para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, në çështjen e kompromisit, të dyja palët duhet të humbin diçka, jo njëra të fitojë gjithçka e tjera asgjë.

Nëse jemi të dyja palët barabar të pakënaqura, atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, theksoi Vuçiç.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto