Templates by BIGtheme NET

Portieri kroat tregon edhe njëherë reflekset, shpëton mbrojtësin që desh ra para autobusit (Video)

Festa e madhe e Kroacisë që doli nënkampione bote për pak desh u prish pasi mbrojtësi polemizues, Vida, për pak desh u rrëzua nga autobusi dhe u desh ndërhyrja e portierit Subasiç qëta shpëtonte.

Rreth 100,000 njerëz u mblodhën në qendër të kryeqytetit Zagreb për t’u takuar me heronjtë e futbollit kombëtar, që u kthyen nga suksesi në Kupën e Botës.

Por festa për pak mund të kthehej në fatkeqësi pasi Vida, duke u ngjitur në pjesën e përparme të autobusir të hapur, rrëshqiti dhe për pak ra para autobusit.

Por reflekset e portierit Subasiç nuk zhgënjyen. Ai e kapi me qetësi Vidën nga këmishë dhe e tërhoqi atë përsëri. Më pas turma shpërthen duke thirrur në kor emrin e portierit kroat.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto