Templates by BIGtheme NET

Presidentja kroate pushton faqet e para, 25% më shumë tituj se Modriç në finalen e Botërorit

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e ka forcuar statusin e saj si superstare e Kupës së Botës, duke marrë 25% më shumë vëmendje se çdo lojtar kroat, pavarësisht interesit rekord në internet për ekipin kombëtar në finalen ndaj Francës.

Interesi mediatik për kombëtaren kroate që doli në finalen e botërorit u rrit me 30% në mbarë botën, sipas “Mediatoolkit”, më shumë se të gjitha ndeshjet e kombinuara deri në atë çast.

Megjithatë, fokusi i këtij interesi nuk u përqendruatek dyshja e mesfushës Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç dhe as te këngët e kënduara nga mbrojtësi Domagoj Vida.

Por kjo për shkak të presidente kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, prania e së cilës në stadiumet ruse kapi faqet e para të mediave në mbarë botën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto