Templates by BIGtheme NET

Sot Komisioni Evropian pritet të japë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ditën e sotme Komisioni Evropian, pas takimit të kolegjit të Komisarëve pritet të japë vendimin e saj në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. 

Një veprim i tillë i Komisionit Evropian ishte pritur shumë më herët, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që ishte paraqitur si kusht shtesë në këtë proces.

Por më pas doli që ai nuk ka qenë kushti i fundit, sepse BE-ja insistonte edhe në një raportim se Kosova ka përmbushur kushtin tjetër, atë të dëshmive konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto