Templates by BIGtheme NET

Gjesti i rrallë i Luka Modriç, fton të festojë djalin me sindromën Down (Video)

Kapiteni i Krocisë, Luka Modriç, ka ftuar një fëmijë me sindromën Down për t’u bashkuar me lojtarët e kombëtares që po festonin rezultatin e arritur në Kupën e Botës.

Gjesti i kapitenit kroat, preku të gjithë të pranishmit në sallë, të cilët e duartrokitën lojtarin.

Lojtari 32 vjeçar, i cili kryesoi ekipin e tij në finalen e Kupës së Botës, e tërhoqi djalin në skenë në një ceremoni në Zagreb, pasi u tha se i riu donte ta përshëndeste mesfushorin.

Modriç e përqafoi djalin dhe e mbante krahun përreth tij deri në fund të festimeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto