Templates by BIGtheme NET

Humb kontrollin e motorit, 48 vjeçari përplaset me trafikndarësen në Rrugën e Kombit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kalimash ku një person është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Shtetasi me iniciale T.Z 48 vjeç i cili drejtonte një motor të tipit “Harly Davidson” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikdarësin në vendin e quajtur Reps duke marrë plagë të rënda.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin T. Z., vjeç 48, pasi dyshohet se në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në Reps, duke drejtuar motorin “Harli Davidson”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësin e rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto