Templates by BIGtheme NET

ÇFARË SIKLETI KA XHENSILA? (Disa info mbi përplasjet në korridoret e Vettingut)

Prej disa javësh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur serinë e vendimeve për gjyqtarët në Shqipëri, por ndërmjet anëtarëve shqiptarë të KPK-së dhe trupës ndërkombëtare të monitorimit (OMN), ka nisur një betejë në prapaskenë.

Një burim i mirëinformuar i tha Hashtag.al, se vendimet e dhëna nga KPK-ja për të paktën tre gjyqtarë kanë shkaktuar përplasje dhe debate mes KPK-së shqiptare dhe ndërkombëtarëve të OMN-së.

“Rasti më flagrant ishte vlerësimi i KPK-së për gjyqtarin Edmond Islamaj disa ditë më parë. KPK-ja e kualifikoi këtë gjyqtar ndërsa ekspertimi i dosjes së tij të pronësisë shfaqte probleme të një natyre të dyshimtë, për probleme të ngjashme KPK-ja ka skualifikuar disa gjyqtarë të tjerë, por në rastin e zotit Islamaj, këto probleme u anashkaluan.
Ndërkombëtarët angazhuan me urgjencë Komisionerin publik, i cili kërkoi rishqyrtimin e dosjes së Edmond Islamajt.
Pak a shumë në të njëjtën situatë favorizuese mund të keët qenë dhe qëndrimi i KPK-së për gjyqtarin Ilir Toska’,
– informoi burimi.

Por duket se përveç standardit të  dyfishtë të KPK-së në vendimmarrjen për pasuritë e gjyqtarëve, monitoruesit ndërkombëtarë kanë vërejtur dhe favorizime të tjera arbitrare, që lidhen me shtyrjen pa afat të seancave të Vettingut për gjyqtarë të caktuar, duke anashkaluar kalendarin zyrtar të shqyrtimeve.

“Në orët e fundit ka krijuar tension rasti i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Artan Broci. Ka pasur një spostim të vazhdueshëm të datës për shqyrtimin e dosjes së tij në KPK, dukej si një favorizim i qëllimtë. Nga ana tjetër përfaqësuesit ndërkombëtarë të OMN-së, kanë siguruar informacione në kanalet e tyre, se trupa gjykuese e KPK-së që po shqyrton rastin e gjyqtarit Broci, mund të ketë humbur integritetin.
Kjo është arsyeja pse përfaqësuesit e OMN-së kanë kërkuar takim me anëtaren e trupës Xhensila Pine, duke i bërë të ditur asaj, se çdo çedim dhe favorizim, do sillte një kundër reagim të fortë të OMN-së ndaj kësaj trupe gjykuese”, – tha burimi.

Pas ndërhyrjes së OMN-së seanca shqyrtuese ndaj zotit Broci pritet të mbahet javën e ardhshme./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto