Templates by BIGtheme NET

Juncker takohet me Trump, i bën dhuratë foton e një varreze

Zyrtari më i lartë i Brukselit, Jean-Claude Juncker, i njohur për sjelljen disi të çuditshme herë pas here, i ka dhënë Donald Trump një dhuratë të pazakontë – foton e një varreze, por nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim.

Presidenti i Komisionit Evropian vizitoi Uashingtonin këtë të mërkurë në një përpjekje për të shmangur një luftë tregtare që ka filluar që nga fillimi i verës mes BE-së dhe SHBA-së.

Duke folur për rezultatet e takimit me Trump, Juncker shpjegoi simbolikën e dhuratës së tij, një foto të një varreze ushtarake në Luksemburg, drejtuar presidentit të SHBA.

Varreza dhe Memoriali Amerikan i Luksemburgut ka trupat e mbi 5.000 ushtarakëve amerikanë, të vrarë për çlirimin e Evropës, duke përfshirë një varr të gjeneralit George Patton, i cili udhëhoqi ushtrinë amerikane gjatë pushtimit të Normandisë në vitin 1944.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto