Templates by BIGtheme NET

Kina paralajmëron SHBA-në: Nga lufta tregtare do humbisnin të gjithë

“Të gjitha palët në konfliktin tregtar do të humbasin” – tha presidentit kinez, Xi Jinping, në fjalën e tij në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut të mërkurën.

“Një luftë tregtare duhet të refuzohet, sepse nuk do të ketë fitues”, tha Xi në hapjen e samitit të BRICS të ekonomive në zhvillim në Johanesburg.

“Unilateralizmi dhe proteksionizmi janë në rritje, duke i dhënë një goditje të rëndë multilateralizmit dhe regjimit tregtar shumëpalësh”, tha presidenti kinez, pa përmendur Shtetet e Bashkuara.

“Ne po përballemi me një zgjedhje mes bashkëpunimit dhe konfrontimit, mes hapjes dhe politikës së dyerve të mbyllura dhe ndërmjet përfitimit të ndërsjellë dhe qasjes së fqinjit lypës”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto