Templates by BIGtheme NET

Rëndohet bilanci i “ferrit” në Greqi, shkon në 83 numri i viktimave

Ka shkuar në 83 numri i personavë që kanë humbur jetën pas zjarreve masive që përfshinë zonën e Atikës në Greqi.

Zjarret nisën natën e së hënës në fshatin turistik Mati, shumë pranë kryeqytetit grek, Athinë. Ato u shpërndanë me shpejtësi duke i gjetur banorët dhe turistët të papërgatitur.

Shumë persona arritën të largohen duke shpëtuar por një pjesë u dogjën nga flakët ose u asfiksuan prej tymit.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ndërsa kryeministri Tsipras shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si dhe tre ditë zie kombëtare.

Avionë dhe helikopterë të shumtë nga vendet e ndryshme të BE-së kanë ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve. Forcat e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit po kërkojnë për të mbijetuar dhe druhet se numri i viktimave mund të rritet në ditët në vijim.

Qindra persona kanë mbetur të plagosur nga tragjedia më e rëndë që ka goditur Greqinë në më shumë se një dekadë, ndërsa dëmet materiale janë të pallogartishme. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto