Pas vendimit të presidentit Meta për të kthyer ligjin për Teatrin Kombëtar, mediat pro-Ramës, nuk kanë humbur kohë për të sulmuar kreun e shtetit.
Këto media pro-Ramës dhe Veliajt kanë qenë dhe janë pjesë e fushatës së kryeministrit dhe kryebashkiakut për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Tirana Post” ironizon presidentin duke shkruar se Meta e mori këtë vendim nën ndikimin e bashkëshortes së tij, kreut të PD-së dhe kryebashkiakut të Kamzës.
“Tema” nga ana tjetër thekson se vendimi i Metës është marrë nën ndikimin e Bashës, i cili sipas saj kërcënoi kreun e Shtetit duke e detyruar që të vendoste kundër ligjit për Teatrin Kombëtar.
Një tjetër media pro-Ramës,”Shqiptarja”, mban të njëjtën linjë me “Temën” duke theksuar se Meta nuk e dekretoi ligjin e teatrit pas paralajmërimit të kreut të PD-së, Basha.
Ligji për Teatrin u miratua vetëm me procedurë të përshpejtuar vetem me votat e shumicës në parlament. Ky ligj i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu nga kompania Fusha që do përfitojë rreth 8500 metra katrorë tokë publike për të ndërtuar aty kulla.
/Hashtag.al
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari