Templates by BIGtheme NET

Meta-Ramës: ‘Fushës’ po i jep për shfrytëzim pasurinë publike, mungesë transparence

Presidenti i Republikës Ilir Meta një ditë më parë ktheu mbrapsht ligjin e Teatrit Kombëtar, duke i thënë kështu një “JO” shembjes së kësaj godine.

Presidenti i vendit renditi një sërë argumentash në përgjigjen e tij.  Mes të tjerave Meta thekson: Së pari, ky ligj shkel parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta.”

Kompania e cila ka propozuar projektin është ‘Fusha shpk’ e cila akuzohet si bashkëvepruese për interesa personale me qeverinë Rama, ku nga ky projekt pronarët e saj akuzohen se do të fitojnë mijëra katrorë tokë publike.

Kjo gjë e shqetëson edhe presidentin i cili më tej thekson se ” kërkesa për shprehje interesi e paraqitur nga kompania propozuese, është vlerësuar a priori si propozimi më i mirë,  dhe nuk është zhvilluar pa procedurë konkurrimi të hapur”.

Meta duke iu referuar kompanisë sqaron: “Pikërisht ligji i miratuar nr. 37/2018, referuar mënyrës sesi ka përcaktuar të trajtojë kompaninë private propozuese, duket se shkel, njëkohësisht, parimin e barazisë përpara ligjit dhe parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve. Në rastin konkret, rezulton se kërkesa për shprehje interesi e paraqitur nga kompania propozuese, është vlerësuar a priori si propozimi më i mirë, duke bërë kështu dhe pranimin automatik të faktit të kryer se ky është propozimi më i mirë, por në rastin konkret, pa asnjë procedurë konkurrimi të hapur dhe transparente”.

Konkretisht, paracaktimi i drejtpërdrejtë me ligj nga Kuvendi i një operatori ekonomik, me të cilin shteti ka zgjedhur të bashkëpunojë për të kryer një punë publike, duke shfrytëzuar dhe tjetërsuar pasurinë publike, pa iu nënshtruar më parë një procesi transparent të hapur konkurrimi, shkel parimin e barazisë përpara ligjit dhe cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë lirinë e veprimtarisë ekonomike.(lexo këtu)”, vijon më tej Presidenti./Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto