Templates by BIGtheme NET

Top Channel shkakton skandal me sigurinë kombëtare, reagon SHISH

Shërbimi Informativ i Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp pas informacioneve të dala në media, ku pretendohet se u referohen doklumenteve të dala nga ky insitucion.

Në deklaratë theksohet se SHISH është organ informues dhe kërkon mospërdorimin e emrit të këtij institucioni për të rritur besueshmërinë e akuzave apo deklaratave më media.

“SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës. Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës. Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.” – theksohet në reagimin e SHISH.

Pak ditë më parë, gjykatësi Shkëlzen Selimi braktisi procesin e vettingut përpara Komisionit të Pavarur të Kualikimit me akuzën e rëndë se anëtarë të tij i kanë shitur të dhënat konfidenciale televizionit kombëtar Top Channel.

“Nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jepen të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë përdorur të dhëna kodecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur këtij TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në këtë proces”– tha gjyqtari Selimi gjatë seancsës së para pak ditëve.

Deklarata e SHISH

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT

NJOFTIM PER SHTYP

Shërbimi Informativ i Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite.

SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës. Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cënim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës. Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.

Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara.

Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij. Në këtë kuadër, SHISH-i mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit “sekret shtetëror” të çdo lloji.

SHISH-i sjell në vëmendje se, në bazë të ligjit, është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kuadër, SHISH-i do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve të informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

KABINETI

Tiranë, më 30.07.2018

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto