Templates by BIGtheme NET

Tërmeti 7 ballë godet ishullin turistik në Indonezi, humbin jetën 19 persona

Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur përgjatë bregut të ishullit të Lombokut të Indonezisë duke vrarë të paktën 19 vetë, raportojnë mediat vendase. Autoritetet paralajmëruan për cunami por më pas e tërhoqën atë.

“Të dhënat më të fundit që kemi është se 19 persona janë të vdekur në Spitalin Tanjung” në Lombokun e Veriut, tha, zëdhënësi i Mataramit, Agus Hendra Sanjaya për “AFP”.

Tërmeti ndodhi rreth orës 6:46 të kohës lokale në veri të destinacionit ishullor tropikal.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto