Templates by BIGtheme NET

Shkon në 91 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në ishullin turistik

Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur përgjatë bregut të ishullit të Lombokut të Indonezisë duke vrarë të paktën 91 persona, thanë autoritetet.

Një paralajmërim për cunami u lëshua gjithashtu, por u tërhoq disa orë më vonë.

Me të dhëna të reja që vijnë nga zonat e dëmtuara rëndë nga tërmeti, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 91 vetë, njoftoi të hënën Agjencia Kombëtare e Përballimit të Fatkeqësive.

Regjistruar në veri të destinacionit ishullor tropikal, tërmeti ndodhi rreth orës 6:46 të kohës lokale.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto