Templates by BIGtheme NET

Veseli kundër Thaçit për “korrigjimin” e kufijve me Serbinë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka kundërshtuar ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Ai është shprehur kundër asaj që presidenti Thaçi para pak ditësh e quajti si korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i PDK-së ka deklaruar se këto janë plane të vjetra serbe të cilat kanë marrë fund njëherë e mirë në vitin 1999, me luftën për pavarësi të Kosovës.

“Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999”, ka thënë Veseli.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto