Templates by BIGtheme NET

Haradinaj del kundër Thaçit: Kufijtë e Kosovës veç lufta i luan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër presidentit Hashim Thaçi, lidhur me vendimin për korigjim kufijsh me Serbinë.

Sipas Haradinajt, çështja e vetme për të cilën mund të bisedohet me Serbinë është njohja reciproke ndërsa lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë.

 “Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan.  Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim. Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.”, ka thënë Haradinaj në konferencën për shtyp, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të qeverisë.

Sipas kryeministrit, lëvizja e kufijve i intereson vetëm Vladimir Putinit, por Kosova nuk i përket hartës së tij. Haradinaj tha se kufijtë nuk do luhen.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto