Templates by BIGtheme NET

Korigjimi i kufijve, paralajmërohen protesta kundër Thaçit

Pas deklaratave për korigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, paralajmërohen protesta kundër presidentit Hashim Thaçi.

Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci, kanë deklaruar se Thaçi nuk ka kredibilitet të flasë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, duke përmendur ndryshimet e kufirit me Malin e Zi ku Kosova ka humbur sipas tyre.

Kështu Haxhiu paralajëmron protesta kundër presidentit.

 “Hashim Thaçi nuk duhet ta takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ai nuk ka mandat nga Kuvendi i Kosovës por as nga populli. Thaçi është figurë përçarëse. Prandaj duke parë situatën aktuale, ne besojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë mobilizim gjithëpopullor. Edhe për ta ndalur Thaçin por edhe për t’i ndalur dëmet po na vijnë nga ky person. Prandaj këtu nuk përjashtohen protesta as format tjera që mund t’i bëjmë brenda Kuvendit të Kosovës” tha deputetja Haxhiu.

Ndërsa deputetja Nagavci, ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve të reja për një president të ri.

 “Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja. Kosova po ashtu ka nevojë për një president të ri që nuk frikësohet nga gjykatat dhe që bashkëndjen me qytetarët”, janë fjalët e deputetes së Vetëvendosjes.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto