Templates by BIGtheme NET

Në mars u arrestua se hyri pa leje, Gjuriç viziton nesër Kosovën

 

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vizitojë nesër Kosovën. Ai për dallim nga vizita e 26 marsit, të cilën e kishte bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kësaj radhë ka vepruar ndryshe.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kanë treguar për  Gazetën Express se  kësaj radhe Marko Gjuriq ka leje për të hyrë  në Kosovë.

Po, Marko Gjuriq ka leje për te hyrë në Kosovë. I ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në shtetin tonë”, ka thënë Jetlir Zymberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli.

Sipas mediave serbe, Gjuriq në vizitën e nesërme do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb.

Gjatë vizitës, Gjuriq do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Në 26 mars, Gjuriq kishte hyrë ilegalisht dhe pati incident me forcën e Sigurisë së Kosovës e cila e ndaloi dhe më pas e depërtoi për në Serbi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto