Templates by BIGtheme NET

Përshkallëzohet konflikti i Arabisë Saudite me Kanadanë, pezullohen fluturimet drej Torontos

Linja ajrore kombëtare e Arabisë Saudite “Saudia” njoftoi pezullimin e të gjitha fluturimeve të drejtpërdrejta në dhe nga Toronto pas komenteve të Kanadasë për keqtrajtimin nga mbretëria të aktivistëve të të drejtave të njeriut. Fluturimet në “Toronto Pearson International Airport”do të pezullohen duke filluar nga 13 gushti, sipas njoftimit të transportuesit të botuar në Twitter. Më parë, Toronto ishte destinacioni i vetëm kanadez që “Saudia” kryente. Kompania premtoi të gjejë zgjidhje alternative për klientët e prekur nga masa.

Më parë këtë javë, Rijadi ngriu të gjitha lidhjet tregtare dhe arsimore me Kanadanë dhe dëboi ambasadorin e vendit në Arabinë Saudite. Në përgjigje, Kanada u zotua të vazhdojë të mbrojë të drejtat e njeriut.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Kanadasë shprehu shqetësime lidhur me arrestimet e shtatë aktivistëve të shoqërisë civile Saudite. Autoritetet Saudite akuzuan Otavën për ndërhyrjen në punët e brendshme.

Mbretëria e sheh pozicionin kanadez si një fyerje ndaj Mbretërisë që kërkon një reagim të mprehtë për të parandaluar çdo parti që të përpiqet të ndërhyjë me sovranitetin saudit“, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme saudite.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto