Templates by BIGtheme NET

Sanksionet ndaj Iranit, Mogherini: Investitorët evropianë të mos tremben nga Trump

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e jashtme Federica Mogherini, tha se Brukseli nuk do të lejojë që marrëveshja e vitit 2015 me Teheranin “të vdesë”, teksa nxiti europianët të marrin vet vendimet për investime.

BE-ja, Kina dhe Rusia mbeten ende firmëtarë të planit gjithëpërfshirës të veprimit (siç quhet ndryshe marrëveshja e 2015-s), sipas së cilës sanksionet ekonomike ndaj Iranit do të hiqeshin në këmbim të kufizimit nga ana e regjimit të ajatollahëve të aspiratave për armë bërthamore.

Trump nuk iu përmbajt marrëveshjes që prej muajit maj, duke e përshkruar atë si “një pakt i tmerrshëm i njëanshëm që nuk duhej të ishte nënshkruar kurrë”.

Përplasja rrezikon destabilizimin e marrëdhënieve transatlantike, vetëm pak javë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe vet Trumpi u angazhuan në kopshtin e trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë se do të rrisnin tregtinë pa tarifa mes BE-së dhe SHBA-ve, si dhe për të sheshuar mosmarrëveshjet e kohëve të fundit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto